Meta thirrje KED-it: Nisni punën për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
Meta thirrje KED-it: Nisni punën për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta deklaroi të hënën se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të nisë sa më parë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vendet e mbetura bosh, dy që duhet të emërohen nga presidenti, dhe një nga kuvendi.

Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Meta tha se i ka dërguar të gjithë institucioneve të interesit opinionin e Komisionit të Venecias për anëtarësimet në Gjykatën Kushtetuese dhe se pret që rekomandimet e KV-së të adresohen:

“Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Rekomandimet e tij duhet të adresohen. Jo vetëm deklaroj mbështetjen e KED, duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.”

Në 19 qershor, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta në të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).

Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë vendim.

Prej 4 anëtarëve, një është Vitore Tusha, e cila ka qenë anëtare e Kushtetuese dhe është konfirmuar në detyrë deri sa të zëvendësohet, një është emëruar nga presidenti Meta dhe dy nga kuvendi. Ndërsa për 3 anëtarët që duhet të zgjidhen nga Gjykata e Lartë nuk kanë nisur ende procedurat, pasi gjykata nuk ka kuorumin e duhur për vendimmarrje prej minimalisht 14 anëtarëve.

Gjykata ka aktualisht vetëm 3 anëtarë: Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>