Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Politik të realizojnë ndryshimet në Kod Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
“Është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të martën.
Meta e quajti legjitime kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të marrë ekspertizën e Osbe/Odihrit për ndryshimin e koalicioneve zgjedhore sipas ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi më 30 korrik.
Ai shtoi se “zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”.
PD dhe LSI propozoi sot (15 shtator) mbajtjen e mbeldhjes së Këshillit Politik nesër (16 shtator), me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekspertë të Osbe/Odihr.