Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë një plan konkret për të zhvilluar turizmin, ndaluar shpopullim e vendit, dhe ngjallur shpresën.
Përmes një postimi në Facebook, Meta u shpreh se turizmi është një nga sektorët më të prekur nga Covid-19, dhe “meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë”.
“Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë”, përfundoi Meta.