
Pas publikimit të dëshmisë së Manjola Cakonit, e cila i kërkon qeverisë një pension, reagoi edhe Presidenti Ilier Meta.
Në një postim në Facebook, të enjten, Meta akuzoi qeverinë për bulizëm ndaj qytetarëve. Ai i bëri thirrje për solidaritet me familjen Cakoni.
“Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë”, shkroi presidenti.