Meta thirrje politikanëve: Punoni për t’i rikthyer shpresën të rinjve

Nga Exit News
Meta thirrje politikanëve: Punoni për t’i rikthyer shpresën të rinjve

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të luftojë për t’i rikthyer të rinjve shpresën dhe dëshirën për të qëndruar në vend.

një postim në Facebook, Meta kujtoi vizitën e Papa Françeskut, 6 vite më parë, dhe këshillat e tij:

“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij historike në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: ‘Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik’.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>