
Presidenti Meta i ka bëri thirrje politikanëve që të mësojnë nga fryma e bashkëpunimit mes bashkësive fetare në vend.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale me Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesit e komuniteteve ortodokse dhe katolike në vend dhe ka uruar besimtarët mysliman për Kurban Bajram, duke dëshmuar me krenari një nga vlerat më të mëdha kombëtare, bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare.
Presidenti u shpreh:
“Uroj që edhe politika të mësojë e të marrë shembull nga mesazhet e mençura që përcjellin klerikët tanë fetarë, për t’u udhëhequr nga fryma e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe interesave madhore kombëtare, për përmbushjen e ëndrrës së anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe heqjen e çdo pengese që e frenon realizimin e saj.”