
Presidenti Ilir Meta e quan kokëfortësi që nuk i shërben interesit të vendit, vendimi i socialistëve për të votuar ndryshimet Kushtetuese në 30 Korrik.
Ai i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të tërhiqet nga nisma dhe të punojë me të gjitha partitë për një marrëveshje konsensuale për ndryshimin e Kushtetutës.
Meta i bëri thirrje edhe opozitës jashtëparlamentare, për të vijuar këmbënguljen për konsensus në këtë çështje, si dhe përshëndeti nismën e saj për hapjen e listave 100%.