Meta thirrje qeverisë për përmbytjet: Papërgjegjshmëri ekstreme mosreagimi

Nga Exit News
Meta thirrje qeverisë për përmbytjet: Papërgjegjshmëri ekstreme mosreagimi

Presidenti Ilir Meta i kërkoi, të premten, qeverisë që të reagojë për përmbytjet e ndodhura në disa qytete të vendit.

Meta ka shkruar në Facebook se ‘është papërgjegjshmëri ekstreme’ që situata e përmbytjeve dhe alarmi i Institutit të Gjeoshkencës nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore.

Sipas tij, mospërgjigja e institucioneve po vë në rrezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve.

Meta u shpreh:

“Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë. Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush”.

Presidenti ka shkruar se sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë.

Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, deklaron presidenti.

Presidenti i ka bërë thirrje ministrive, Komisionerit të Mbrojtjes Civile, Autoritet Rrugor Shqiptar, të reagojnë me urgjencë për situatën. Po ashtu Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>