Presidenti Meta deklaroi se fermërët në Dibër hasin vështirësi në shitjen e produkteve të zonës për shkak të mungesës së mbështetjes, konkurencës së padrejtë si dhe pandemisë së Covid-19.
Në një vizitë në një nga fermat në Dibër, Meta shprehet se :
“Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme. Megjithatë fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.
Grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.
Meta bëri thirrje që të rikthehet vëmendja nga bujqësia dhe turizmi, dy sektorë sipas tij “me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.”