Meta thirrje qeverisë të tërhiqet nga ndërtimi i HEC-eve mbi Valbonë

Nga Exit News
Meta thirrje qeverisë të tërhiqet nga ndërtimi i HEC-eve mbi Valbonë

Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.

Kreu i shtetit ka shprehur sot mbështetjen e tij për qëndrimet e organizatave ambjentaliste “EcoAlbania”, “Riverwatch” dhe “EuroNatur”, të cilët sugjerojnë shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa.

Në shtator, kryeministri Rama njoftoi se qeveria kishte shpallur pjesën e sipërme të Vjosës “Park Kombëtar. Por Meta ngre shqetësimin se në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje.

Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte të pambrojtur zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit. Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë, për të dëgjuar zërin e komunitetit, të shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit, të botës akademike, universitare dhe personaliteteve shqiptare e të BE-së, për t’u tërhequr nga çdo projekt që parashikon ndërtim të HEC-eve mbi lumin Vjosa.”, shkruan Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>