Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qevrisë të dialogojë me përfaqësuesit e Ligës së Kampionëve.
Futbolli gjendet në krizë të thellë për shkak “të mungesës së vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme”, nga ana e qeverisë, shkroi Presidenti, në një postim në Facebook, të mërkurën.
Ai tha se kriza në futboll është tregues se kriza e thellë kushtetuese dhe institucionale është përhapur në të gjitha seksionet.