Meta: Transparenca për vaksinat, e domosdoshme

Nga Exit News
Meta: Transparenca për vaksinat, e domosdoshme

Presidenti Ilir Meta deklaroi, të shtunën, se qeveria duhet të bëjë transparencë në lidhje me vaksinat anti-Covid që po përdoren në vend.

Në një intervistë në News24, Meta theksoi se ‘transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët’.

Ai shtoi se mungesa e transparencës lë vend për dyshime ‘pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës’.

Meta po ashtu i bëri thirrje qeverisë për hartimin e një strategjie të mirëmenduar për vaksinimin e qytetarëve:

“Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme.”

Pyetur nëse vetë Meta ka kërkuar të vaksinohet, ai tha se ‘kjo nuk është një çështje prioritare’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>