Meta uron 75-vjetorin e OKB-së, flet për anëtarësimin e Kosovës

Nga Exit News
Meta uron 75-vjetorin e OKB-së, flet për anëtarësimin e Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur, të shtunën, 75-vjetorin e themelimit të OKB, datë e cila përkon edhe me anëtarësimin e Shqipërisë 65 vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ende beson se Kombet e Bashkuara janë gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që OKB-ja i ka dhënë Shqipërisë, e cila provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

Presindeti theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB:

“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>