Meta uron Bidenin pas betimit si President i SHBA-së

Nga Exit News
Meta uron Bidenin pas betimit si President i SHBA-së

Presidenti Ilir Meta uroi të mërkurën presidentin e SHBA Joe Biden  pas betimit të tij, duke thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë do të zhvillohen më tej.

“Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Meta tha se Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA.

Ai i cilësoi marrëdhëniet me SHBA-të  si garanci “jetike për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Joe Biden është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër Donald Trump.

Biden është zotuar të marrë masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë si edhe kthimin e disa prej politikave kryesore të brendshme dhe të jashtme të ish-presidentit Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>