Presidenti Ilir Meta uroi Presidentin e Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier për 30 vjetorin e Bashkimit të dy gjermanive.
Në një letër dërguar Steinmeier, Meta falendëron Gjermaninë për mbështetjen drejt Shqipërisë në rrugën drejt integrimit si dhe thekson se do të nxisë të gjithë palët të realizojnë reformat për plotësimin e kushteve të Këshillit Europian.
“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.
Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.”