Meta uron peshëngritësin Calja për rezultatet në kampionatin europian

Nga Exit News
Meta uron peshëngritësin Calja për rezultatet në kampionatin europian

Presidenti Ilir Meta uroi peshëngritësin shqiptar, Briken Calja për arritjen e tij në kampionatin europian.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se sportistë të tillë na nderojnë e na bëjnë krenar.

“Kënaqësi e veçantë të uroja nëpërmjet një bisede telefonike Kampionin kuqezi, Briken Calja për fitoren e Medaljes së Argjendit në shtytje dhe të Bronzit në dygarësh, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë.

Sportistë të kalibrit të tij na lumturojnë, na nderojnë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve. Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorët tanë më të mirë në botë.”

Meta shkruan se duhet të jemi mirënjohës sportistëve shqiptar për rezultatet e tyre në kampionatet ndërkombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>