Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendimi i njëanshmë i Bashkisë Tiranë për nxjerrjen nga zyra të ‘Frymës së Re Demokratike’ është antikushtetues.
“Nëse do e konsideronte një mosmarrëveshje do e dërgonte në gjykatën administrative siç kanë rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar. Çdo veprim tjetër i kryer për lirimin e ambienteve, jo vetëm që është antikushtuetes por përmban elementë të veprës penale”, u shpreh Presidenti Meta në konferencën për shtyp të hënën.
Shkeljet e kryera nga Bashkia, dhe të publikuara nga Meta janë:
“Shkresa për lirim i referohet urdhrit të ndërmarrë gjatë orëve të natës më 12 mars Si urdhri ashtu dhe vendimi nuk i referohen marrëveshjes së nënshkruar mes bashkisë dhe FRD para 15 viteve dhe as ligjit për partitë politike”.
Ai e quajti qeverinë Rama “bandën që kërkon të dhunojë pluralizmin politik, zgjedhjet e lira dhe që pengon dhe presidentin në ushtrimin e detyrave kushtetuese”.