Meta viziton Motrat humanitare: Mirënjohje për përkujdesjen ndaj fëmijëve të varfër

Nga Exit News
Meta viziton Motrat humanitare: Mirënjohje për përkujdesjen ndaj fëmijëve të varfër

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Laç, të cilat ndihmojnë rreth 60 fëmijë të varfër e të braktisur.

një postim në Facebook, Meta shprehu mirënjohjen për përkujdesjen ndaj më të pamundërve në shoqëri:

“Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbyejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve.

Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesja me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi, e ka bërë misionin e Motrave një shembull frymëzues humanizmi, solidariteti dhe besimi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>