Presidenti Meta në një konferencë për shtyp të premten deklaroi se procesi i zgjedhjeve nuk ka përfunduar dhe rezultatet janë vetëm paraprake
“Zgjedhjet nuk aknë përfunduar, adminsitrimi vazhdon dhe rezutati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm një rezultat paraprak sepse numërimi nuk ka përfunduar, por mbi të gjitha procesi i kontestimeve nuk ka nisur akoma sepse nuk mudn të ndodh pa shpallur rezultatet,” u shpreh Meta.
Meta shprehu dyshim për numrin e lartë të votave të pavlefshme, për të cilin tha se “kushdo ka të drejtë të dyshoj“.
Ai bëri thirrje të mos preket asnjë kuti apo fletë votimi “sepse pamjet filmike janë atje dhe është shumë e lehtë të bëhet ekspertiza nëse një fletë i ka të dy kryqëet dhe nësë janë bërë nga e njëjta dorë.”
Meta ritheksoi se procesi nuk ka përfunduar dhe i kërkoi KQZ dhe organevë të drejtësisë të jenë në gatishmëri.
Ai i quajti deklaratat e kryeministrit për shkarkimin e presidentit shashka “që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga 83 000 vota të pavefshme, që duhet parë se si janë bërë të pavlefshme se nuk ka statistikë ta justifikojë”.
Pyetjes së gazetarëvë nëse do ta mandatonte Ramën kryeministër dhe nëse e pranonte rezultatin, Meta nuk pranoi t’i përgjigjej, duke thënë se nuk ishte koha.