Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të dontë që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në një ditë. Por, ai do të repektojë Kushtetutën dhe do të dekretojë vetëm zgjedhjet parlamentare.
“Presidenti do të veprojë në raport me kushtetutën dhe jo si do të dëshironte të vepronte me logjikën normale, të ngjarjeve apo zhvillimeve. Për mua si president zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore duhet të ishin mbajtur dje. Do të jem i vëmendshëm për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese” tha Presidenti në një komunikm për median.
Për dekretimin e zgjedhjeve në bashkitë e mbetura pa kryebashkiak, si bashkia e Durrësit, Vorës dhe e Shkodrës, Presidenti tha se “kam qenë dhe jam tepër i saktë, unë veproj në raport me kushtetutën, nuk kemi një vendim të gjykatës kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit vendore.
Megjithatë, në rast se të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe do të mbështetje nga ndërkombëtarët, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues”.