Meta:Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve

Nga Exit News
Meta:Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve

Presidenti Ilir Meta akuzoi të enjten ish ministrin e LSI Lefter Koka se është pjesë e asaj që ai e quan “mafia e inceneratorëve”.

Lefter Koka është bashkuar me PS.

Në një intervsitë në Opinion  Meta se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Presidenti denoncoi disa emera, që sipas tij janë pjesë e mafies së inceneratorëve dhe bëjnë presione në Durrës. Emrat e denoncuar janë: Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello dhe Arbër Koka.

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrës, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit”, tha Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>