38 protestues u vranë në Mianmar të mërkurën, konfirmuan Kombet e Bashkuara (KB), duke shënuar kështu ditën më të keqe të dhunës që nga fillimi i protestave kundër sundimit ushtarak.
Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve të shumë dhe të paktën dy nga viktimat besohet të jenë fëmijë adoleshentë.
Demonstrata masive janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin që kur ushtria mori kontrollin në 1 Shkurt.
Kjo vjen një ditë pasi fqinjët e Mianmarit bënë thirrje për përmbajtje.
Christine Schraner Burgener, i dërguari i KB në Mianmar e përshkroi të mërkurën si “dita më e përgjakshme” që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt. Ajo tha se më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që nga ajo kohë.
Ushtria mori pushtetin përmes grushtit të shtetit dhe arrestoi udhëheqësit e zgjedhur, duke përfshirë Aung San Suu Kyi. Protestuesit po bëjnë thirrje për lirimin e tyre dhe për t’i dhënë fund sundimit ushtarak.
Ushtria pretendon se zgjedhjet janë manipuluar, por ushtria nuk ka dhënë asnjë provë për këto akuza .