Mijëra protestojnë në Gjermani kundër kufizimeve kundër Covid-19

Nga Exit News
Mijëra protestojnë në Gjermani kundër kufizimeve kundër Covid-19

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në Berlin të Gjermanisë, kundër masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Demonstruesit thonë se masat, përfshirë edhe mbajtjen e maskava, shkelin të drejtat dhe liritë e tyre.

Gjermania është prekur më pak nga pandemia sesa disa vende evropiane, por numrat e të infektuarve kanë filluar të rriten përsëri.

Të premten u zbuluan më shumë se 900 raste të reja dhe shtatë vdekje.

Vlerësimet zyrtare thonë se të paktën 15 mijë njerëz morën pjesë në protestat, që po quhen “Dita e Lirisë”.

Protestuesit mbajtën pankarta me parulla të tilla si “Corona, alarm i rremë”, “Duam Liri” apo “Larg Maskave”.

Gazetari i BBC-së në Berlin raportoi se disa protestues janë nga ekstremi i djathtë dhe disa janë nga ata që besojnë në teoritë konspirative që nuk besojnë se Covid-19 ekziston, por të tjerët janë njerëz të thjeshtë që thjesht kundërshtojnë qasjen e qeverisë ndaj pandemisë.

“Kërkesa jonë është të kthehemi në demokraci. Larg këtyre ligjeve që na janë imponuar, larg mbajtjes së maskave ​​që na bëjnë skllevër,” tha një grua.

Kufizimet në Gjermani përfshijnë mbajtjen e maskave në dyqane dhe transportin publik, ruajtja e distancimit social dhe ruajtja e higjenës personale. Testi i detyrueshëm është futur për pushuesit që kthehen nga shtetet me rrezik të lartë.

Gjermania ka pasur më shumë se 210 mijë raste të koronavirusit dhe më shumë se 9 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>