Me mijëra protestues pro lirimit të liderit opozitar në Rusi Aleksei Navanly janë ndaluar nga policia të dielën.
Protestat e tyre nisën pasi Navanly u arrestua nga policia ruse teksa po kthehej nga Gjermania për në Rusi.
Ai ndodhej në Gjermani pasi po kurohej aty pas një helmimi.
Protestuesit dhe policia janë konfrontuar fizikisht dhe policia është përpjekur të shpërndajë protestuesit më dhunë.
Lyubov Sobol, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Navalnyt, u tërhoq nga turmë gazetarësh pasi policit e kishin kapur.
Ajo ishte arrestuar të enjten nën dyshimin për nxitje të protestave.
Gjithashtu të shtunën, Yulia Navalny, gruaja e liderit të opozitës, u mor në paraburgim.
Ajo më vonë u la e lirë.
Protestat pro lirimit të Navalnyt janë përhapur në disa qytete të Rusisë, si Moska, Shën Petërburgu, Vladivostok etj.
Nuk dihet ende për ndikim që do të kenë këto protesta tek pushteti i presidentit rus Vladimir Putin.
Në ndryshimet kushtetuese të bëra në 2020, Putinit i është mundësuar që të qëndrojë në pushtet deri më 2036.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha:
“Ndalimi i Navalnyt dhe shtypja ndaj mbështetësve të tij, japin shenja shqetësuese për kufizime shtesë ndaj shoqërisë civile dhe lirive themelore”.
Kreu i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka shprehur keqardhjen për ndalimet dhe përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.
Ministria e Jashtme ruse reagoi pas këtyre deklaratave duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në nxitjen e protestave.