Mijëra qytetarë protestojnë paqësisht kundër qeverisë Rama

Mijëra qytetarë protestojnë paqësisht kundër qeverisë Rama

Mijëra qytetarë iu bashkuan dje protestës së thirrur nga opozita kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së Kryeministrit Rama. Ata protestuan paqësisht përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ishte e rrethuar me mijëra policë të forcave speciale.

Protestuesit lëshuan në ajër fenerë ndriçues me shkrimin “IK” dhe ndezën dritat telefonave duke ndriçuar të gjithë sheshin.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, kreu i opozitës Lulzim Basha kërkojeë largimin e Kryeministrit Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve teë lira dhe teë ndershme. Basha prezantoi edhe pesë propozimet e opozitës:

Një parlament të fortë që merret peng vetëm nga ju, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma. Me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo propocional me lista të hapura.

Një president me kompetenca të plotë kushtetuese, drejtësi të pavarur që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

Referendumi popullor si e drejtë e patjetërsueshme për të vendosur ju për çështjet që ju takojnë.

Financimi i partive politike për të dekrtiminalizuar politikën për të bërë që as partitë dhe as zgjedhjet mos jenë preja e radhës e krimit të organizuar.

Një paketë e fortë masash për ti dhënë fund krimit në Shqipëri për ti çuar aty ku e kanë vendin bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet. Rama ik!

Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor. Rama ka thënë se të gjitha bashkitë e vendit do të fitohen nga Partia Socialiste. Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është protesta e pestë e organizuar nga opozita që prej muajit shkurt, ndërkohë që protesta të vogla janë zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, reformë zgjedhore të re, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>