
Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson u nderuan me Çmimin Nobel për Ekonomi.
Ata u shpallën fitues në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit.
“Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Fituesit e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert ëilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi për ti ardhur në ndihmë shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”, shkruan në faqen zyrtare, Komiteti i Çmimit Nobel.
Ky është çmimi i gjashtë që jepet nga Komiteti i Nobelit këtë vit.