Miliona francezë skeptikë për vaksinimin kundër Covid-19

Nga Exit News
Miliona francezë skeptikë për vaksinimin kundër Covid-19

Miliona francezë janë në dyshime për të marrë ose jo vaksinën. Ndërkohë që vendet e tjera të botës kanë nisur vaksinimin, qeveria franceze përballet me milionë qytetarë skeptikë në lidhje me vaksinimin.

Sondazhet e bëra në Francë, nxorën në pah se rreth gjysma e popullsisë mund të refuzojë vaksinimin.

Ky rezultat ka rritur shqetësimin tek ekspertët shëndetësorë mbi sigurinë publike.

Lëvizja e quajtur “anti-vax” mbështetësit e së cilën kanë mbajtur protesta në të gjithë Europën, shprehen kundër vaksinimit.

Ndikimi i saj vihet re në shumë vende të Europës.

Një nga site-t më aktive drejtohet nga Marie Werbregue në një fshat të vogël francez, e cila beson se vajza e saj dhe të tjerët pësuan autizëm nga vaksinat e fëmijërisë.

Sociologia franceze e shëndetit Dr Caroline De Pauë nga Universiteti i Lille tha se “frika dhe skepticizmi janë të rrënjosura në frikën e së kaluarës shëndetësore, veçanërisht mbi vaksinën e hepatitit B në vitet 1990”.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>