Mimi Kodheli zgjidhet zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Nga Exit News
Mimi Kodheli zgjidhet zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u bërë e para shqiptare që merr një post të tillë.

Lajmin e bëri të ditur vetë NATO, ku në një njoftim shkruan:

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>