Mimoza Kusari Lila njofton mbajtjen e seancës për votimin e Presidentit

Nga Die Morina van Uijtregt
Mimoza Kusari Lila njofton mbajtjen e seancës për votimin e Presidentit

Kryetaraja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila njoftoi se seanca parlamentare për votimin e Presidentit do të mbahet, sot, 3 prill në orën 18:00.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse do të jenë të pranishëm deputetët e LDK-së, pa të cilët seanca parlamentare nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit prej 80 deputetëve që duhet të plotësohet.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u largua nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës duke argumentuar se Vetëvendosje nuk e tërhoqi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, siç kërkohet nga LDK.

“Nëse duam të ndryshojmë rregullat për zgjedhjet e përgjithshme, ato duhet të ndryshohen të paktën një vit para se të zhvillohen zgjedhjet […] Ne nuk do të marrim pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit […]”, tha Gashi për mediat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>