Minatori i bllokuar në galeritë e Bulqizë, prej 24 orësh asnjë lajm

Nga Exit News
Minatori i bllokuar në galeritë e Bulqizë, prej 24 orësh asnjë lajm

Minatori Muharrem Plaku vazhdon të mbetet i bllokuar në galeritë e minierës së kronit. Plaku me profesion teknik miniere, u bllokua të mërkurën pas rënies së një masivi minerali.

Sindikata e Minitaroëve ka njoftuar se Grupet e avari-shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, por prej më shumë se 20 orësh nuk dihet për shëndetin e minatorit 60-vjeçar.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”. Sindikata i kërkoi qeverisë të marrin masa për kushtet e sigurisë në punë të minatorëve.

Të hënën dy minatorë u plagosën gjatë punës në miniera. Prej fillimit të vitit 2021, 8 minatorë janë plagosur gjithsej.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>