Ministrat e jashtëm të 7 vendeve të G7-tës u takuan të hënën, 3 maj, për herë të parë pas dy vitesh fizikisht, pas pandemisë së koronavirusi.
Britania, e cila mban presidencën e rradhës së G7, e ka quajtur ngjarjen një mundësi për të rikonfirmuar ndikimin e vendeve perëndimore, shkroi Deutche Welle.
Çështjet kryesore, të cilat do të diskutohen në samit janë pandemia e COVID-19, ndryshimi i klimës, tërheqja e trupave nga Afganistani, një marrëveshje tregtare pas Brexit, programi bërthamor i Iranit dhe Kinës, rritja e investimeve në arsimin e vajzave dhe punësimin e grave.
Vendet do të bisedojnë edhe për krijimin e një fondi prej 15 miliardë dollarësh, që do të administrohet nga vendet në zhvillim gjatë dy viteve të ardhshme me qëllim edukimin e 40 milion vajzave në vendet me të ardhura të ulëta deri në 2026.