Ministrat njoftojnë për nivelin e reshjeve në ditët në vijim

Nga Exit News
Ministrat njoftojnë për nivelin e reshjeve në ditët në vijim

Pas takimit me kryeministrik grek, Mitzotakis, paraditen e së premtes, kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka kryesuar mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave me rasin e reshjeve të dendura që kanë sjellë përmbytje në vend gjatë dy ditëve të fundit.

Para kryeministrit raportuan zv/kryeministri Erion Braçe, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku.

Ajo që u theksua nga të tre zyrtarët e qeverisë është se gatishmëria e institucioneve ka qenë e lartë dhe se gjendja është shumë e mirë krahasuar me të shkuarën.

Ministrat dhanë gjithashtu informacion mbi parashikimin e reshjeve në ditët në vijim.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se nesër do të kemi një ulje të reshjeve të shiut por ato do të rriten sërish për të arritur pikun në datën 11 janar.

“Në ditën e nesërme pas orës 1 të mëngjesit me përjashtim të Gjirokastrës kemi një situatë më pozitive, sepse reshjet do të bien. Të shtunën në orën 10:00 në qarqet Gjirokastër, Kukës, Dibër e Lezhë parashikohet një situatë e moderuar. Pika më intensive do jetë data 11 ku reshjet do të arrijnë 80-100 mm. Në datën 12 reshjet do të jenë prezentë me sasi në rënie, në qarqet e veriu deri në 10 mm, në qarqet e tjera 10-15 mm”

Të njejtin parashikim reshjesh e lexoi më vonë edhe ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku pasi bëri në fillim një përmbledhje me shifrat e prurjeve në hidrovoret e vendit.

“Kuotat ne Fierzë është 277.5 metra. Në Fierzë s’po gjenerojmë energji për të ruajtur këto kapacitete, për të menaxhuar dhe përmbytjet në Shkodër. Në Koman kuota ka arritur 174,2 metra. Kuota në 74.14 metra, prurjet janë 590 metra kub në sekondë. Ulëza dhe Shkopeti kanë shkarkime 790 metra kub për sekondë. Për Matin nuk kemi ngarkesë të këtij lumi.”

Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se zëvendës ministrat e qeverisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet medieve.

LEXO  Premtimet e reja të Partisë Socialiste dhe një rrugëtim në premtimet e parealizuara të 8 viteve

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme