Këshilli i Ministrave: Policia të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët pa vendim gjykate

Këshilli i Ministrave: Policia të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët pa vendim gjykate

Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime të ligjit “Për policinë e shtetit”, ku lejon përgjimin dhe gjurmimin e qytetarëve për 3 muaj, pa vendimin e prokurorisë. Kjo leje do të jepet nga “titullarët e strukturave të policisë në nivel vendor apo qendror”.

Përgjimet mund të vijojnë për 3 muaj dhe me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, ato mund të zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë.

ligjin ekzistues përgjimi ambiental, regjistrimi audio dhe video dhe përgjimi i bisedave telefonike mund të bëhet vetëm me autorizimin e prokurorisë. Kjo ndodh vetëm në rastet “kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera.”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kundërshtuar këtë ndryshim të ligjit si “shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>