Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer deklaroi të martën se të dhënat deri më tani tregojnë se ka patur vetëm një autor pas sulmit terrorist.
Sipas tij nga videot e deritanishme rezulton se sulmi është bërë vetëm nga një person.
Nga sulmi të hënë në darkë, 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.
Policia ende nuk e di se sa persona kanë qënë pjesë e sulmit. Shefi i policisë së Vjenës tha se “për momentim jemi të sigurtë që ka qënë më shumë se një persona. Po hetojmë.”
Policia po ekzaminon 20 mijë video të xhiruara nga personat e rastësishëm.
Policia e vrau personin që nisi sulmin me armë, jashtë kishës Rupert. Ai mbante një pushkë, armë dhe municione.
Sulmet ndodhen në 6 vende afër zonës Seitenstettengasse, në zemër të Vjenës.
Policia mendon se objekti i sulmit ka qënë një sinagogë, e cila ka qënë e mbyllur gjatë kohës së sulmit.
Sulmi ndodhi të hënën, një natë përpara se të hynin në fuqi masat shtrënguese të koronavirusit.