
Ministri britanik i shëndetësisë Matt Hancock dha dorëheqjen, të shtunën pasi u kap duke u puthur me një ndihmëse në zyrën e tij, raporton Reuters.
Hancock, 42 vjeç, i paraqiti Kryeministrit Boris Johnson dorëheqjen pasi gazeta Sun publikoi të premten fotot e ministrit të martuar duke përqafuar një grua, që ai e kishte caktuar për të shqyrtuar me kujdes punën e departamentit të tij.
Hancock ka qenë në qendër të luftës së qeverisë kundër pandemisë, duke dalë rregullisht në televizion dhe radio për t’u thënë njerëzve të ndjekin rregullat e rrepta për të përmbajtur virusin.
Largimi i tij do të thotë se Johnson do të duhet të caktojë një ministër të ri për shëndetësinë dhe trajtimin e virusit, në një kohë kur rastet kanë filluar të ngrihen përsëri.
Johnson kishte thënë të premten se ai kishte pranuar faljen e ministrit dhe e konsideroi çështjen të mbyllur, por Hancock u përball me presion në rritje.