Ministri Bushati mohon të ketë marrëveshje për detin me Greqinë

Ministri Bushati mohon të ketë marrëveshje për detin me Greqinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mohoi sërish të ketë një marrëveshje konkrete mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin.

Dje, gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo, Zoti Bushati hodhi poshtë pretendimet e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se Shqipëria i ka falur shtetit grek 12 milje det, duke deklaruar se procesi teknik i bisedimeve nuk ka nisur ende:

“Mbi bazën e çfarë harte nisen këta njerëz? E para kur nuk ka një proces negocimi ende. 

Bisedimet e deritanishme kanë pasur si qëllim vendosjen e besimit mes palëve, më pas fillon puna teknike.”

Gjatë gjithë intervistës, Zoti Bushati bëri të njëjtat deklarata si më parë, pa dhënë informacione dhe pa qenë transparent lidhur me marrëveshjen, edhe pse homologu i tij grek ka bërë deklarata konkrete.

Zoti Bushati u shpreh:

“Shqipëria do të fitojë në të gjitha drejtimet, qoftë sa i përket territorit në metër katror dhe qoftë shfrytëzimit të zonës ekskluzive ekonomike.

Ne synojmë të rikuperojmë atë hapësirë që e konsideronim të humbur si pasojë e asaj marrëveshje [të vitit 2009]. Ne kemi insistuar që marrëveshja e re me autoritetet greke të udhëhiqet nga parimi i baraslargësisë.”

Për të gjithë diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh, përfshi marrëveshja për detin, ligji i luftës, toponimet etj, ka pasur mungesë të theksuar transparence nga ana e qeverisë Rama. Detajet e para për marrëveshjen e detit u mësuan nga ministri grek Kotzias, pas dy takimeve me ministrin Bushati.

Në prill pritet të ketë dhe një takim mes dy Kryeministrave Rama dhe Tsipras për të shënuar fundin e bisedimeve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve përfundimtare.

Për më tepër për marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>