Ministri Çuçi fajëson gjyqtarët dhe prokurorët për situatën e zbatimit të ligjit

Nga Exit News
Ministri Çuçi fajëson gjyqtarët dhe prokurorët për situatën e zbatimit të ligjit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fajësoi gjyqtarët dhe prokurorët për situatën e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, Çuçi tha se policia nuk mund të parandalonte ngjarjet e fundit të rënda – aksidenti me 4 viktima në Vlorë dhe konflikti me armë në Velipojë me 4 të vrarë.

Ministri theksoi se kjo nuk do të thotë se policia nuk ka të meta, por ai drejtoi gishtin nga prokurorët dhe gjykatësit “që nuk kanë kaluar vetingun”.

Çuçi denoncoi me emër prokurorë dhe gjyqtarë se kanë dhënë vendime lehtësuese ndaj disa të arrestuarve për armëmbajtje pa leje dhe për shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Duhet një reagim të shpejtë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, tha Çuçi.

Ai paralajmëroi gjithashtu ndryshime në drejtuesit e Policisë në qarqet e vendit brenda javës.

Gjithashtu ministri Çuçi, njoftoi miratimin e masave të reja për hetimin e të gjithë shoferëve që përdorin makina të shtrenjta dhe që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>