Ministri gjerman kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë

Nga Exit News
Ministri gjerman kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth deklaroi se BE duhet të nisi bisedimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Roth shkruan se ka ardhur koha që BE të mbajë fjalën dhe se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE.

“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”

Të martën, ambasadori gjerman Peter Zingraf deklaroi se qeveria e Gjermanisë mendon se Shqipëria ka plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve më BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>