Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, reagoi në rrjetin Twitter, në lidhje me zbulimin e planit slloven për rishikim të kufijëve në Ballkan duke e quajtur një “rrugë e rrezikshme“.
“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet,” shkruan Roth.
Publikimi në mediat sllovene i një plani joformal mbi ripërcaktimin e kujfijëve në Ballkan ka ndezur debate në rajon e më tej.
Komisioni Europian pak ditë më parë e mohoi ekzistencën e një plani të tillë.
Ndërkohë që, eurokomisionerja sllovene Tanja Fajon u shpreh se lajmi ka prekur besueshmërinë e Sllovenisë, e cila duhet të bëjë të qartë pozicionin e saj,