Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth u shpreh Gjermania po lobon që Këshilli Evropian të vendosë më 22 qershor për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Roth u shpreh se Shqipëria ende ka punë për të bërë për shtetin ligjor, demokracinë, dhe korrupsioni. Ai theksoi se dy kushtet kryesore ngritja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë plotësuar.
Ai i bëri thirrje opozitës hde shumicës në vend të arrijnë “një kompromis për Kodin Zgjedhor, çështjet e demokracisë, do të duhet të kishte një kompromis”
Roth u shpreh se në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndarje të dy vendeve për vendimin e miratimit të kuadrit negociues.
Ministri gjerman u shpreh se për Evropën e rëndësishme është “paqja dhe stabiliteti në rajon”.