Ministri gjerman Roth: Problemet të zgjidhen në Kuvend

Nga Exit News
Ministri gjerman Roth: Problemet të zgjidhen në Kuvend

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth u shpreh se kritikat e opozitës për plotësimin e kushteve me BE-në dhe problemet me zgjedhjet duhet të adresohen në Kuvend.

Në deklaratën për media, pas takimin me kryetarin e PD-së, Basha, të premten, Roth bëri thirrje për një bashkëpunim konstruktiv mes oppzitës dhe shumicës:

Unë jam dakord me Bashën që e ardhmja e Shqiperise gjendet ne BE.

Unë uroj që pas debateve të gjendet nje ton konstruktiv dhe nje qasje e re me qeverinë.

Nuk jemi armiq. E parlamenti është vendi i duhur për ta bërë këtë”.

Ndërsa, për plotësimin e kërkesave të KE-së nga Shqipëria, Roth u shpreh se:

KE në të shkuarën ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet për nisjen e bisedimeve.

KE ka arritur një vendim pozitiv dhe shpresojmë që me 22 qershor të miratojë nisjen e bisedimeve dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare”.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>