Ministri i Jashtëm gjerman pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm gjerman pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë bëri të ditur se kreu i saj, Haiko Maas, viziton Prishtinën dhe Beogradin ditët në vijim, sipas një raporti të Radio Europa e Lirë.

Objekti i vizitës pritet të jetë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, siç konfirmoi edhe zëdhënësja Maria Adebahr.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pasi Kosova zgjodhi në shkurt një qeveri të re.

Po ashtu, vjen pas debateve të fundit në rajon mbi zbulimin e të ashtuquajturit “plani slloven” mbi rishikimin e kujfijëve.

Më herët, Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, reagoi në rrjetin Tëitter, duke e quajtur mundësinë e ndryshimit të kufijëve një “rrugë e rrezikshme“.

Ndërkohë, në një koment për Radio Evropa e Lirë, Ministria e Jashtme gjermane e hodhi poshtë idenë.

Këto ndryshime të kufijve me siguri do të rrisnin jostabilitetin në rajon, duke shkaktuar kriza të reja”, deklaroi Ministria.”

BE, pas një perjudhë mosmarrëveshjesh me administratën Trump, pritet të punojë së bashku me SHBA për të mbështetur procesin e negociatave për normalizimin e raportit  Kosovë-Serbi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>