Ministri i Jashtëm gjerman thirrje vendeve të BE-së të hapin bisedimet me Shqipërinë

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm gjerman thirrje vendeve të BE-së të hapin bisedimet me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm dhe i Evropës Michael Roth i bëri thirrje vendeve anëtare të miratojnë hapjen e negociatave për shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet janë fqinje të BE. Ëshët në interest të BE-së të nisë procesin e hapjes së negociatave me këto dy vende.

Shpresoj që të gjithë kolegët dhe koleget nga vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime në marrjen e vendimit për hapjen e negociatave.

Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të vendeve anëtare të veçanta”, tha Roth në një konferencë për median në mëngjes, përpara mbledhejs së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Bullgaria u shpreh më herët se nuk do të pranojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nëse kjo e fundit nuk pranon që të njohë gjuhën maqedonase si gjuhën me bullgare. Ndërsa Hollanda votoi kundra vendosjes së vetos për Shqipërinë për hyrjen në BE.

Më 16 nentor ministrat e Evropës të vendeve anëtarë të Partisë evropiane Socialiste u shprehën pro hapjes së negociatave me të dyja vendet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>