Ministri i jashtëm grek flet për marrëveshjen e detit me Shqipërinë: çdo gjë në kohën e duhur

Nga Exit News
Ministri i jashtëm grek flet për marrëveshjen e detit me Shqipërinë: çdo gjë në kohën e duhur

Një thënie e ministrit të Jashtëm grek Dendias në televizionin SKAI TV, më 7 gusht, është keqkuptuar në Shqipëri. Në intervistën e bërë me rastin e firmosjes së marrëveshjes me Egjiptin, ministri u pyet edhe për marrëveshjen me Shqipërinë.

Ministri pohoi:

Gjërat janë pak më të koklavitura atje, sepse Shqipëria në fillim ra dakord, dhe më pas e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ka disa çështje të brendshme ligjore — probleme të tyre: Presidenti që i jep autorizimin qeverisë për negociata, që ai mund të mos jetë i gatshëm për ta dhënë. Por kjo është një çështje që duhet trajtuar nga politika e jashtme greke. Nuk ka dyshim për këtë gjë.

Shqipëria është një vend fqinj, një vend me të cilin Greqia do të ketë marrëdhënie miqësore, duke i zgjidhur të gjitha problemet që mund të ketë.
Ky është një nga këto probleme.

Sigurisht ka çështje të tjera: çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për minoritetin grek, e cila do të zgjidhet gjatë rrugës së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, sepse ëshët pjesë e legjislacionit evropian.

Në nuk e themi këtë si Greqi. Ne po e themi si një vend evropian, dhe kjo është këshilla jonë miqësore për të gjitha vendet që po nisin këtë udhëtim të gjatë për tju bashkuar familjes sonë, Bashkimit Evropian.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut si një çështje sovrane, dhe në këtë kuptim Shqipëria duhet të shoh minoritetin grek si një faktor në zhvillimin e vendit, një urë miqësie ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Më pas është pyetur nga gazetari për një deklaratë të opozitës greke, që Greqia duhet të zgjerohet 6 deri në 12 milje detare në detin e Jonit. Ministri ju përgjigj:

Kam gjetur punë përgatitore në Ministri. Sikurse e thashë, kam të gjitha minutat e takimeve të mëparshme. Ju e dini, askush nuk fillon nga hiçi. Asgjë nuk lind nga hiçi. Shteti është një vazhdimësi e gjatë.

Dhe duhet të respektosh trashëgiminë e çështjes që po trajton. Kam gjetur punë paraprake për zgjerimin e territorit detar, dhe është diçka që qeveria po e shqyrton. Kërkon përgatitje paraprake — në fjalë të tjera, mbylljen e ujrave që hyjnë brenda, etj — por është diçka që qeveria po merret në kohën e duhur, dhe unë do të njoftojë palët e tjera [opozitën greke] dhe do të vazhdojmë me veprimet përkatëse.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>