Ministri i Jashtëm grek i kërkon BE-së të hartojë listën me sanksione ndaj Turqisë

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm grek i kërkon BE-së të hartojë listën me sanksione ndaj Turqisë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, të premten, i bëri thirrje homologëve të tij në BE të hartonin një listë me sanksionet e mundshme mbi Turqinë, tëcilat do të zbatoheshin nëse Turqia vazhdonte me veprimet e saj në brigjet e Jonit.

Dendias, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun çek, në Pragë, tha se:

“Ne nuk duam që këto sanksione të vendosen tani, por duhet t’i tregojmë Ankaras se çfarë do të ndodhë nëse ajo vazhdon me veprimet e saj të paligjshme”.

Ai shtoi se veprimet e paligjshme të Turqisë në shelfin e Greqisë ishin shkelje e sovranitetit të Qipros.

“Unë mendoj se qëllimi i përbashkët është zgjidhja e problemeve përmes dialogut”, duke shtuar se diskutimet mes dy vendeve duhet të bëhet sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe Ligjit të Detit.

Në fund, Dendias shtoi se Greqia dhe Çekia do të kërkojnë më shumë mbrojtje për kufijtë e jashtëm të BE-së, pas krizës së refugjatëve në Evropë, në mars.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>