Ministri i Jashtëm Nikos Dendias komentoi marrëveshjen me Shipërinë për caktimin e kufirit detar, në një intervistë me gazetarët grek.
Ai u shpreh se caktimi i kufjve do të bëhet sipas ligjeve ndërkombëtare, sikurse u veprua edhe me Egjiptin dhe Italinë.
“Me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dendias.
Ministri i Jashtëm kujtoi marrëveshjen e nënshkruar në 2009, dhe uroi që “së shpejti do të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët”.
“Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj”, përfundoi ministri grek.