Ministri i Jashtëm holandez Bert Koenders i kërkoi sot shumicës dhe opozitës të nisin sa më parë bisedimet për të zgjidhur krizën politike. Gjatë një konference për shtyp, së bashku me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, zoti Koenders deklaroi:
“Është e rëNdësishme që të ketë dialog politik, është e rëNdësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe është e rëndësishme të bëhet progres në fushën e vettingut.”
Ministri holandez shprehu mbështetje për reformën në drejtësi dhe i bëri thirrje institucioneve shqiptare për të nisur sa më parë zbatimin e saj.