Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio falenderoi popullin shqiptar për ndihmën që po i jep Italisë. Në një inetrvistë për gazetarin Blendi Fevziu , Di Maio tha:
“Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar.
Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria”.
Di Maio dha edhe një lajm të mirë për Italinë, duke njoftuar se:
“Unë besoj se tani në këto ditë, shkencëtarët tanë po na thonë që kurba e kontaminimeve është stabël dhe po flasim për 15 apo 20 ditë nga momenti, kur presidenti Conte vendosi mbylljen totale të sistemit Italian për të mundësuar ngadalësimin e kontaminimit. Pra ne jemi shpresëplotë dhe mbi të gjitha kemi besim tek komuniteti ynë shkencor”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Opinion.al