Ministri i Jashtëm rus, Ramës: Bjellorusët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm rus, Ramës: Bjellorusët duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka kërkuar kryeministrit Rama që bjellorusët duhet t’i zgjidhin vetë krizat pa ndërhyrje nga jashtë.

“Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014”, njofton Ambasada ruse në Tiranë, pas bisedës telefonike mes Ramës dhe Lavrov, më 20 gusht.

Ambasada lajmëron se Rama dhe Lavrov kanë biseduar “mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës”.

“Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas”, përfundon njoftimi i ambasadës ruse.

Propozimi i kryesisë shqiptare të OSBE-së për të ndërmjetësuar në krizën paszgjedhore në Bjellorusi u mbështet nga BE dhe SHBA-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>