Ministri i Mbrojtjes: Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën në Rinas

Nga Exit News
Ministri i Mbrojtjes: Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën në Rinas

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha të mërkurën se Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën në aeroportin e Rinasit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare”, tha Pelshi.

“Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol sha”, tha ai.

Më herët në nj konferencë për shtyp, ministrja e Energjisë Belinda Balluku u tha kontrollorëve ajror të Albcontrol se nëse nuk kthehen në punë dot nxirren nga godina. Ajo tha se do të përballen me ligjin. Ministrja citoi Kodin e Punës dhe tha se nuk i lejon grevat në sektorët sensitivë.

Balluku njoftoi se Forcat e Armatosura dhe Policia do të ndërhyjnë ën godinë.

“Ndaj nga ky moment ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nga ky moment Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur që të mos jenë më kontrollorë”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>